DEKLARATA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE - GDPR

Kjo faqe është e krijuar për të përshkruar metodat e menaxhimit të uebsajtit lidhur me përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve që e konsultojnë atë. Ky është një deklaratë sipas Rregulloreve të Bashkimit Evropian 679/2016 (GDPR - Rregulloreja për Mbrojtjen e Të Dhënave) dhe gjithashtu sipas Nenit 13 të ligjit të Dekretit Nr. 196/2003 - Ligji për Mbrojtjen e Të Dhënave, i drejtuar ndaj atyre që lidhen me uebsajtin e korporatës COFRA S.r.l. nëpërmjet komunikimit elektronik, në adresën:

www.cofra.it

Kjo deklaratë vlen vetëm për uebsajtin e korporatës COFRA S.r.l. dhe jo për uebsajte të tjerë që mund të konsultohen nga përdoruesit përmes lidhjeve. Kjo deklaratë orientohet gjithashtu nga udhëzimi 2009/136/BE, i cili ka prezantuar rregulla të reja për cookies, dhe nga Rekomandimi Nr. 2/2001, i miratuar nga organet evropiane të mbrojtjes së të dhënave më 17 maj 2001, për të vendosur disa kërkesa minimale për grumbullimin e të dhënave personale në internet, veçanërisht modalitetet, afatet dhe natyra e informacionit që përgjegjësit për përpunimin duhet t’i japin përdoruesve kur ata lidhen me uebsajte.